Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me anë të një video-postimi në facebook ka reaguar ndaj sulmit me armë në Washington DC, në një darkë me gazetarët ku i pranishëm ishte presidenti amerikan Donald Trump.
Reagimi i Berishës
Akt horror!
Mbrëmë një person i armatosur me armë zjarri dhe të ftohta i quajtur Cole Tomas Alen 31 vjeç mësues nga Kalifornia kaloi perimetrin e sigurisë të darkës që presidenti Trump shpronte për mediat në Hillton Hotel Ëashington DC dhe në një akt horror hapë zjarrë. Shërbimet sekrete evakuan presidentin Trump dhe zonjën e parë, krimineli u arrestua me shpejtësi nga rojet e sigurisë, një punonjës i shërbimit sekret u plagos por fatmirësisht për kombin amerikan dhe miqtë e tij nuk pati asnjë viktim apo të plagosur nga të ftuarit. Presidenti Trump u rikthye në darkën e fjalës së lirë dhe mbajti sipas parashikimit fjalën e rastit në të cilën dënoj aktin kriminal të ndërmarrë në Mbrëmjen e Fjalës së Lirë nga një person në vlerësimin e tij jonormal dhe lavdëroj ndërhyrjen e shpejtë dhe të guximshme e të suksesshme të shërbimit sekret.
PD dënon me forcën më të madhe këtë akt horror që synonte të ndryshonte me një masakër historinë.









