-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reali në finale/ Tuchel: Dy gabime! Ancelotti: Kapiten Perez dhe magjia

Kryesoret

Reali i Madridit kaloi në finalen e Champions League mes shumë polemikave për golin e anuluar për gjermanët në fund të shtesës. Trajneri Tuhel gjeti dy fajtorë pas ndeshjes duke u shprehur se “ishte nje gabim nga Neuer, lojtari yne me i mire qe kishte shpetuar lojen deri ne ate moment. Gabim individual qe ndryshoi lojen dhe me pas na u mohua barazimi 2-2. Arbitrat paten efektin e vet”.

Në krahun tjetër Carlo Ancelotti foli për gjithçka me kapitenin Perez që vendosi në krye të suksesit.

Si e shpjegoni atë që ndodhi? “Ka ndodhur përsëri. Një stadium fantastik, lojtarë që nuk reshtin së besuari. Është diçka magjike. Kemi luajtur mirë. Ishte e komplikuar.

Ne kishim kontroll të mirë të lojës dhe më pas kishim forcën për të mos humbur mendërisht. Duhet të falënderojmë tifozët dhe klubin.

Dhe për lojtarët, sepse ata kanë pasur një sezon që askush nuk e priste. As unë. Arritja në finale është një sukses, pa marrë parasysh çfare. Do të festojmë trofeun e La Ligas. Kërkoj festë në Cibeles. Lumturia infekton mjedisin dhe lojtarët”.

Ju jeni një kapiten i madh… “Këtu është një kapiten dhe quhet Florentino Pérez. Ne të tjerët jemi marinarë. Ai ka mundur të krijojë këtë brez të mrekullueshëm futbollistësh dhe shpresoj të arrijmë një tjetër Ligë të Kampionëve”.

A është Joselu reflektimi i këtij ekipi? “Po, është një pasqyrim i përsosur. Ka shumë lojtarë që kanë kontribuar tepër”.

Pse nuk e prisnit të shkonit në finale? Sepse kemi pasur shumë lëndime. Të gjithë flasin për Courtois, Militao… Dhe ne nuk jemi ankuar kurrë. Skuadra i ka përdorur këto probleme për të treguar vlerën, karakterin e saj”.

Tuchel ka thënë se ndeshja e meritonte një arbitrim më fair? “Ishte mjaft e qartë. Goli në fund i Bayern mund të jetë jashtë loje. Ne u ndalëm. Arbitri është arbitër i nivelit të lartë. Ata ankohen dhe ne ankohemi për golin e Nachos. Kimmich hodhi vetën”.

Çfarë është Real Madrid? “Është një familje. E menaxhuar shumë mirë nga presidenti. Është një klub futbolli me histori dhe traditë që ka rëndësi. Ata që punojnë këtu janë me fat që e veshin këtë fanellë”.

A ishin ato minutat tuaja më të vështira si trajner i Real Madridit? “Jo. Pas golit të pranuar ne ishim pak të ngadaltë, por këmbët e freskëta kanë kontribuar në atë që patëm nevojë. Më shumë energji në lojë”.

Ndër ndeshjet tuaja më të komplikuara? “Më pak e komplikuar se ndeshja e Cityt. Aty na duheshin dy gola dhe këtu mjaftoi barazimi. Kur barazon në fund është një goditje për rivalin. Dhe mund të përpiqeni të shënoni një tjetër”.

Si e shpjegoni atë që ndodhi? “Vështirë për t’u shpjeguar. Është magjia e këtij ekipi. Në këtë kompeticion dhe në këtë stadium me këta tifozë”.

Vinicius, lojtari më i mirë në botë? “Nuk e di. Me atë që ka kontribuar në këtë gjysmëfinale, shumë pak mund ta bëjnë. Ai do të jetë protagonist në finale, sepse ajo që ka bërë në ndeshjen e dytë nuk është diçka që mund ta shihni shumë herë”.

A kanë qenë të lehta këto javët e fundit? “Atmosfera ishte e jashtëzakonshme. Çfarë ditë na presin! Duhet të përgatitem mirë”.

Çfarë menduat kur prisnit konsultimin e VAR-it për golin e Joselu? “Unë thashë nga stoli se ishte gol. Ajo që mendova ishte të përpiqesha të mbaja avantazhin, sepse e kisha të qartë se ishte gol”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit