-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

ISHP: Nuk ka asnjë rrezik afatgjatë nga AstraZeneca

Kryesoret

Instituti i Shëndetit Publik qetëson qytetarët që kanë bërë vaksinën AstraZeneca, se nuk kanë asnjë rrezik pavarësisht se AstraZeneca ka tërhequr vaksinat nga tregu. Sipas shefes së departamentit të epidemiologjisë Silva Bino vaksinat nuk kanë pasoja afatgjata dhe se të gjithë personat e vaksinuar me AstraZeneca janë monitoruar.

“Këto reaksione anësore shfaqen 5-30 ditë pas bërjes së vaksinës. Kjo nuk ka asnjë ndikim afatgjatë, pra kushdo që ka bërë vaksinë AstraZeneca nuk ka pse të shqetësohet. Të dhënat ishin të sigurta dhe sigurisht vaksina u përdor në mënyrë masive në Mbretërinë e Bashkuar në Itali, në Francë në të gjitha vendet evropiane. Kjo lloj vaksine është përdorur në vendin tonë deri në Dhjetor të vitit 2021, më pas vaksina nuk është përdorur. Kanë hyrë 538 mijë ku 78% e tyre janë përdorur.

Të gjithë njerëzit ne i kemi monitoruar dhe nuk kemi pasur reaksion anësor të tillë. Natyrisht ka pasur temperaturë sepse ky është një reaksion normal, pra ne nuk kemi pasur vdekje të lidhura me vaksinën. Një pjesë e njerëzve të cilët ne mendonim se mund të kishte edhe risk nga kjo gjë nuk bëmë dozën e dytë më AstraZeneca po bëmë Pfizer apo vaksinën kineze” tha Silva Bino.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit