Gjatë një konference për shtyp Blendi Klosi në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me votën e emigrantëve.
Ai tha se vullnetin e saj Partia Socialiste e ka shprehur nëpërmjet votës.
Gjithashtu Klosi u shpreh se dhe vizita e Ramës në diasporë ka të bëjë me këtë arsye.
“Në ndryshimet e bëra në Kod është sanksionuar vota e emigrantëve.
Vizita e Ramës në Athinë ka të bëjë edhe me këtë dimension, për kontaktet me diasporën për të apsur një rienergizim të marrëdhënieve të emigrantëve me shtetin shqiptar dhe ftesën pqë duet tu bërë aty që të jenë pjesë e vizionit të PS dhe Ramës për Shqipërinë e vitit 2030.
Kemi vullnet për votën e emigrantëve, mazhoranca e ka shprehur një gjë të tillë.
Kjo është një votë që ka nevojë për një procedurë standarde dhe një debat mbi mënyrën se si do të realizohet. Jemi të dëshiruar për një gjë të tillë.
Sa i përket drejtësisë, kushdo që është kërkuar të japë informacion para drejtësisë, nuk ka pasur kurrë pengesë nga PS dhe Rama. Ky është realizim i premtimit për një drejtësi të pavarur”, tha ai.