Brenda muajit qershor do të rishikohet buxheti i shtetit për vitin 2024 ku një ndryshim do të ketë nga rritja e buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë.
Kjo skemë do të përfshijë dhe një skemë garancie dedikuar sektorit të bujqësisë i cili do të ketë në fokus rritjen e investimeve në këtë sektor.
Nëpërmjet këtij ndryshimi do të rritet aksesi në financë për shkak se bujqësia është sektori më pak i financuar nga bankat për shkak se ka rrezik të lartë.
Nga rishikimi i buxhetit do të vlerësohet nevoja dhe nëse duhen fonde shtesë për mbështetjen e fermerëve.