-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita dërgon në Kushtetuese ligjin për ASH, Zhupa: Firmosën dhe nga Basha

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka çuar në Gjykatën Kushtetuese një padi për ndryshimin e ligjeve në Akademinë e Shkencave.

Zhupa tha se ky ligj ka shkelja proceduriale që favorizon PS.

“Është një ligj që garanton që grupe të caktuara brenda PS, të përfaqësuar nga deputetë të caktuar Koçi dhe Beqiraj, mbasi të mbarojnë karrierën aktive si deputetë në Kuvend, të kalojnë në një pension luksi në Akademi. Ky ligj ka dy lloj shkeljesh të cilat kemi ardhur në Gjykatë Kushtetuese, kanë firmosur 37 kolegë deputetë.” tha ajo.

Po ashtu, në 37 deputetë që i janë bashkuar padisë, ka pasur edhe deputetë të grupimit të Lulzim Bashës, ndër të cilët Zhupa përmendi Oriola Nebiajn.

“Komisioni i Medias ishte Komisioni përgjegjës ku kaloj ky ligj. Ka deputetë të grupimit të Bashës që kanë firmosur, ka qenë Oriola Nebiaj që ka firmosur. Ja kam kërkuar edhe zonjës Açka mbështetjen, por nuk e kam marrë këtë mbështetje.” u shpreh Zhupa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit