Momente të frikshme të së premtes në Shën Petersburg të Rusisë, kur një autobus i cili po transportonte rreth 15 pasagjerë, u zhyt në lumin Moyka.
Sipas mediave të huaja tre persona janë gjetur të vdekur ndërsa një pjesë e tyre është shtruar në spital në gjendje jashtëzakonisht kritike. Tre persona të tjerë u shpëtuan nga policia nga mbytja në ujë.
Në videot e publikuara shihet autobusi duke lëvizur në një udhëkryq dhe duke u përmbysur papritur, duke përmbysur një makinë dhe duke u “zhytur” në lumë.
Shoferi i autobusit, i cili për një arsye të panjohur ka humbur kontrollin e mjetit, është arrestuar dhe po merret në pyetje, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Brendshme ruse.
🌊🚍 St. Petersburg, the bus crashed into two cars, flew into a fence and fell into the river. pic.twitter.com/fNC3TPvxwN
— MAKS 23 🇺🇦👀 (@Maks_NAFO_FELLA) May 10, 2024