-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ali Ahmeti nis hakmarrjen ndaj Kurtit

Kryesoret

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti nuk mund të harrojë kollaj ndërhyrjen e Albin Kurtit në zgjedhje duke u hakmarrë duke sulmuar kryeministrin e Kosovës.

Ai tha se klasa politike e Kosovës, e në veçanti Qeveria e Kosovës duhet të jenë në alarm nga vendosja e sanksioneve nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nuk ndjehem mirë kur shohë nëpër media ndërkombëtaret por edhe në mediat kombëtare, që Amerika ka vendosur sanksione ndaj Kosovës, se Evropa ka vendosur sanksione ndaj Kosovës.

Unë mendoj që të gjithë klasën politike në Kosovë, në veçanti qeverinë e Kosovës duhet ta vënë në alarm sepse të gjithë këta aleat, ShBA me aletet e vetë në NATO ishin ata që na ndihmuan në çlirimin e Kosovës. Lirinë e paguam me gjak, por çlirimin e bëmë më aleatët.

Kështu që këto lajme që unë i lexoj nuk janë të mira për Kosovën, nuk i bëjmë mirë shëndetit të Kosovës”, ka thënë ai për EO.

Ahmeti ka thënë se Kosova ka një proces tepër të rëndësishëm përpara  për anëtarësimin në BE, NATO e organizata të ndryshme, dhe sipas tij, për të pasur sukses në këtë rrugëtim Kosovës i duhen miqtë ndërkombëtar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit