5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu: Zyrtarja e Veliajt i dha tendera burrit

Kryesoret

Shefi i organizimit në grupin e Sali Berishës, Klevis Balliu ka bërë një tjetër denoncim për bashkinë e Tiranës. Referuar kompanisë ‘Tirana Parking’ Balliu tha se një zyrtare e Erion Veliajt, i dha kontrata vetëm bashkëshortit të saj.

“Vjedhjet në institucionet e varësisë së kryehajdutit të Tiranës Erion Veliajt nuk kanë fund.

Tirana Parking në varësi të Mr. Inceneratorit që drejtohet sot nga Erinda Fino, ish-drejtore e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit po në varësi të bashkisë Tiranë.

Në datën 22 dhjetor 2021, Fabjan Diçi, bashkëshorti i Vilma Diçi-t me detyrë (shefe) kryeinspektore e shesheve të parkimit në Tirana Parking, bëhet pronari i shoqërisë TRADE AND CONSTRUCTION GROUP shpk.

Pasi bashkëshorti i shefes bëhet pronar, ky subjekt nga gusht 2023 deri prill 2024 është shpallur fitues dhe ka lidhur kontrata çuditërisht vetëm në institucionet ku punon bashkëshortja e tij, në vlerën totale 580 milionë lekë të vjetra nga këto:

2 kontrata me Tirana Parking dhe 5 kontrata të tjera me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.

Procedura korruptive të Veliajt të zhvilluara në mungesë totale konkurrence dhe si gjithmonë në limitin e fondit për të zhvatur maksimalisht paratë e taksapaguesve të Tiranës.

Sipas Veliajt, të gjithë drejtuesit e emëruar prej tij hanë fiq pas shpinës së tij por e vërteta është se ata paratë i ndajnë me shefin e tyre kryetarin e organizatës kriminale 5D Lali Djegësi…” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit