Luka Modriç ka vendosur të mbyllë aventurën e tij tek Reali i Madridit në fund të këtij sezoni.
Një ndër mesfushorët më të fortë në historinë e ‘Los Blancos’ do të largohet falas duke lënë të lirë kështu edhe numrin 10-të, fanellë e predestinuar për Kyliane Mbappe, sipas mediave spanjolle.
Po të njëjtat media raportojnë gjithashtu se opsion është që Vinicius të marrë numrin 10-të, ndërsa Mbappe të marr numrin 7 që për momentin e mban Vinicius.
Pas 12 vitesh me shumë trofe, Modric duket se do të nis një aventurë të re larg Madridit, me shumë mundësi në MLS.
Modric do të luajë edhe 5 ndeshje me fanellën e Real Madridit deri në fund të sezonit.
Granada, Alavés, Villarreal, Betis Siviglia dhe Borussia Dortmund. Kjo e fundit një finale e denjë Championsi për lamtumirën e një legjende nga ‘Mbretërorët’.