-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditja kibernetike nga Irani, eksperti: Ishte si sulmet ruse në Ukrainë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në episodin e radhës të Podcast “Flasim” kishte të ftuar tre ekspertët e sigurisë kibernetike pjesë e AKSH-it dhe AKCESK, të cilët triumfuan në Global CyberDrill 2024, ku morën pjesë 113 shtete, që u testuan për performancën e tyre në bazë të shpejtësisë dhe reagimit ndaj kërcënimeve kibernetike.

Franc Zylyftari, pjesë e Drejtorisë së Sigurisë e-Gov, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Adriano Lleshi dhe Ilir Daka, nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

Franc Zylyftari e ka krahasuar sulmin kibernetik të kryer ndaj Shqipërisë nga Irani, në verën e vitit 2022, si sulmet luftarake të Rusisë ndaj Ukrainës. Zylyftari tha se sulmi ishte me mision shkatërrues dhe se synonte të paralizonte jetën e qytetarëve shqiptar.

‘Kam qenë pjesë e ngushtë e ekipit, me duhet të pranoj se ishte eksperiencë e jashtëzakonshme. Konstatuan se dëmi nuk doli me sukses, ishte një copëz e vogël nga dëmi që kërkonin të bënin. Ishte luftë shumë e egër. AKSHI-i ishte traget i aktorëve të sponsorizuar shtetëror.

Sulmi që Shqipëria u godit në atë kohë ishte me mision kibernerik shkatërrues. Dëmi të përkthehej në paralizimin e jetës së qytetarëve shqiptarë. Ndihemi mirë që evituam një sulm të tillë” tha Zylyftari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit