Java e 35-të e La Ligas zbriti në fushë këtë të shtunë. Javë e cila nisi me 1-0 të Mallorcas kundër Las Palmas.
Sukses i cili mban ekipin e Vedat Muriqit ende në garë për të qëndruar në La Liga sezonin tjetër.
Ana tjetër e medaljes është se Granada e Myrto Uzunit, ka prerë biletën për në Secunda Division.
Suksesi i ishullorëve bën që Granada zyrtarisht të rrëzohet nga elita e futbollit spanjoll, ndërkohë që Mallorcas i duhen edhe dy pikë për të siguruar mbjetesën, nëse Cadiz fiton nesër me Getafen.
Goli i Gonzales në minutën e 29-të i dha tri pikë “Piratëve”, me Las Palmas që ka pesë ndeshje pa pikë.