Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Roan Brahimit, i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi nga Pllana e Lezhës, i cili u ekzekutua me armë zjarri në Athinë. Një pjesë e mediave kanë ngritur dyshimet se vrasja mund të ketë lidhje edhe me ekzekutimin Gentjan Bejtjes më 15 mars në Larushk të Fushë-Krujës.
Një nga personat e arrestuar nga policia si transportues i vrasësve, Ilir Beqaraj (Brahimi), rezulton të ketë lidhje familjare me të, konkretisht kunat me Roan Brahimin. Ky i fundit, sipas asaj që citojnë mediat nga burime pranë policisë së Tiranës në bashkëpunim me grupin e Niklës mund të kenë bashkëpunuar për të kryer këtë atentat.
Brahimi u ekzekutua në kryeqytetin grek më 9 Maj 2024. Ai u qëllua në sy të partneres dhe djalit të tij të vogël nga dy persona të maskuar të cilët me motorin e tyre iu afruan 32 vjeçarit që po priste familjarët në makinë.