-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e gjashtë në Belsh, tregtarët rezistencë përballë bashkisë

Kryesoret

Për herë të gjashtë tregtarët e Belshit kanë dalë në protestë këtë të shtunë duke kundërshtuar zhvendosjen e tregut nga qendra e qytetit drejt fshatit Marinëz. Refuzimi është i prerë për të çuar mallin në tregun e ri, të ndërtuar nga bashkia, pasi është larg zonës së banuar.

Në mbështetje të tregtarëve doli sot edhe deputeti Dashnor Sula, i cili i ka bërë thirrje kryetarit të bashkisë së të Belshit që të organizojë një takim me tregtarët për të zgjidhur problemin. Sula u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të hetojë.

“6 javë protestë në veshin e shurdhët. Kjo arrogancë ndaj atyre njerëzve që e kanë besuar në atë karrige nuk justifikohet ndryshe veçse me faktin e “kafes” që mund të ketë marrë nga biznesmenët e Tiranës që kanë shtrirë duart edhe në Belsh” thotë Sula.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit