Partia Socialiste është në zgjedhje për delegatët. Edhe në Dajt u votua për Kongresin e ri të Partisë Socialiste.
Duke qenë se figuron i regjistruar në këtë njësi, kryeministri Edi Rama ka votuar për përzgjedhjen e delegatëve, në kuadër të asaj që njihet procesi i rienergjizimit të kësaj force politike.
Pasi përshëndeti simpatizues dhe anëtarët e kësaj force politike, Rama hodhi votën e tij në kuti dhe më pas u largua. Edi Rama ka pasur një bisedë të shkurtër me deputetin e PS-së, Xhemal Qefalia.
Partia Socialiste po zhvillon procesin për zgjedhjen e 950 delegatëve të rinj të Kongresit, të cilët do t’i nënshtrohen votës së anëtarësisë.
Rama në Athinë, gazeta greke: Spektakël me këngëtarë shqiptarë