Islam Dudaev i është bashkuar Zelimkhan Abakarov si përfaqësues i Shqipërisë në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Mundësi çeçen i cili përfaqëson me sukses Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, ka triumfuar në kualifikuesen që i jepte mundësinë të shkonte në Olimpiadë.
Ai do të përfaqësojë Shqipërinë në peshën 65 kg në aktivitetin prestigjioz të kësaj vere.
Në ndeshjet e sotme, në fazën 1/16 Dudaev mundi 9-0 bjellorusin Niurgun Skriabin. Në 1/8 përballë ishte bjellorusi Adlan Askarov, të cilin e mundi me rezultatin 8-6.
Në çerekfinale Dudaev mundi koreanoveriorin Kim, ndërsa në garën kualifikuese mundi ukrainasin Erik Arushanian 12-2.