-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analiza: Çfarë rreziqesh përbëjnë modelet e avancuara të IA-së në duart e gabuara?

Kryesoret

Administrata e presidentit Joe Biden është e gatshme ta hapë një front të ri në përpjekje për ta mbrojtur Inteligjencën Artificiale (IA) të Shteteve të Bashkuara nga Kina dhe Rusia. Planet e saj fillestare janë vendosja e masave mbrojtëse përreth modeleve më të avancuara të IA-së.

Hulumtuesit qeveritarë dhe ata nga sektori privat shqetësohen se armiqtë e SHBA-së mund t’i përdorin këto modele – të cilat gërmojnë sasi të mëdha tekstesh dhe fotografish për të mbledhur informata dhe për të prodhuar përmbajtje – për të kryer sulme agresive kibernetike, apo edhe për të krijuar armë të fuqishme biologjike.

Më poshtë mund t’i lexoni disa prej kërcënimeve nga IA:

Materialet e manipuluara dhe keqinformatat

Materialet e manipuluara – video të sajuara që duken të vërteta, të krijuara nga algoritmet e IA-së përmes pamjeve me bollëk online – janë duke dalë në sipërfaqe në rrjetet sociale dhe po i mjegullojnë faktet dhe trillimet në botën e polarizuar të politikave amerikane.

Derisa video të tilla artificiale ekzistojnë tash e disa vite, ato janë bërë shumë më të fuqishme në vitin e fundit falë një morie mjetesh të reja të “IA-së gjenerative”, si Midjourney, të cilat e bëjnë më të lehtë dhe më pak të kushtueshme krijimin e materialeve të manipuluara bindëse.

Mjetet për krijimin e pamjeve përmes Inteligjencës Artificiale nga kompanitë si, OpenAI dhe Microsoft, mund të përdoren për të prodhuar fotografi të cilat mund të promovojnë zgjedhjet, apo dezinformata në lidhje me zgjedhjet, pavarësisht se secila prej tyre ka politika kundër krijimit të përmbajtjes keqinformuese, thanë hulumtuesit në një raport të publikuar në mars.

Disa fushata dezinformuese thjesht e shfrytëzojnë aftësinë e IA-së për t’i imituar artikujt e lajmeve të mirëfillta, si mjet për shpërndarjen e informatave të rrejshme. Disa platformat të mëdha në rrjetet sociale si, Facebook, X dhe YouTube, kanë bërë përpjekje për ndalimin dhe fshirjen e materialeve të manipuluara.

Për shembull, vitin e kaluar, një portal i lajmeve i kontrolluar nga Qeveria kineze që përdor një platformë të IA-së, e kishte publikuar një artikull të rrejshëm, që kishte qarkulluar më parë, se Shtetet e Bashkuara e udhëheqin një laborator në Kazakistan për krijimin e armëve biologjike për përdorim kundër Kinës, tha Departamenti amerikan për Siguri Kombëtare në një vlerësim për kërcënimin ndaj sigurisë kombëtare për vitin 2024. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit