Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi gjatë takimit me shqiptarët tha se kanë pasur shumë probleme për të realizuara këtë takim.
“ Fatkeqësisht patëm shumë vështirësi në realizmin e këtij takimi. Jemi sot me Ramën, sot në turin ‘Krenar për Shqipërinë’ që nis këtu në Athinë, pastaj në Milano, Londër, kudo ku ka shqiptar, për të folur me ta. Sa keq që vetëm këtu patëm disa probleme, pengesa të çuditshme për organizimin e takimit, pengesa artificiale, njësoj si politika kërkon të krijojë konflikte, në kundërshtim total me frymën dhe pjesëmarrjen e këtyre njerëzve. Politika përpiqej ta pengonte takimin. Nga kjo sallë e mbushur me europianë, jam i bindur se njësoj siç kapërcyem, duke folur dhe duke negociuar, ja dolëm t’ia zgjidhim. Me këto negociata ne do duhet të zgjidhim dhe problemet e pakuptimta që politika krijon vetëm për arsye elektorale mes dy popujve tanë”, tha Klosi.
Ai shprehu mirënjohje për të gjithë të pranishmit.