Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Athinë së bashku me delegacionin e tij. Rama shoqërohet dhe nga bashkëshortja e tij Linda Rama.
Ai u prit nga ambasadorja shqiptare Luela Hajdaraga.
Për vizitën e Ramës janë marrë me masa të rrepta sigurie, me qindra policë që do sigurojnë mbarëvajtjen e takimit të Ramës me emigrantët shqiptarë.