E nisi me një dëmtim dhe e mbylli me një të tillë. Ky është sezoni i Serge Gnabry i destinuar të mbyllet para kohe.
Klubi i Bayernit konfirmoi këtë mëngjes se sulmuesi do të jetë jashtë fushës për afërsisht 6 javë, ose dhe më shumë nëse rikuperimi nuk shkon ashtu siç duhet.
Lëndimi ndodhi gjatë gjysmëfinales së Championsit kundër Realit të Madridit në ‘Santiago Bernabeu’.
Lojtari u detyrua të zëvendësohej që në pjesën e parë pasi ndjehu një tërheqje, tani bëhet fjalë për një një çarjeje muskulore në bicepsin femoral të këmbës së tij të majtë.
Një dëmtim më i rëndë nga sa pritej, problem i cili i prish punë dhe trajnerit të Gjermanisë Nagelsmann, i cili pritet të mos e grumbullojë për në Euro 2024.