Kampionët gjermanë të Bayer Leverkusen janë gati të bëhen skuadra e parë në historinë e Bundesligës që kalon një sezon të tërë pa humbje, kështu u shpreh Xabi Alonso pas fitores të së dielës 5-0 ndaj Bochum.
Një fitore e thellë për të zgjatur ecurinë e tyre të jashtëzakonshme të pamposhtur në të gjitha garat këtë sezon në 50 ndeshje radhazi, me një ndeshje të mbetur në Bundesligë si dhe dy finale ende për tu luajtur.
Të enjten, skuadra e Alonso kapërceu rekordin e pamposhtur evropiane të Benfica -s, të vendosur nga viti 1963 deri në 1965, me një barazim 2-2 kundër AS Roma që i dërgoi ata në finalen e Europa League.
Fitorja e së dielës ndaj Bochum-it do të thoshte gjithashtu se ata u bënë vetëm skuadra e tretë në historinë e Bundesligës që mbetet e pamposhtur në çdo ndeshje jashtë fushe të një sezoni.
“Jam shumë i kënaqur me rezultatin. Ishte e rëndësishme për ne. Tani kemi një mundësi të shtunën për të fituar titullin pa asnjë humbje. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë” u shpreh Alonso pas ndeshjes.
Leverkusen do të përballet me Atalantën në finale e Europa Ligës si dhe me Kaiserslautern në finalen e Kupës së Gjermanisë.
Ndërsa për të mbyllur një kampionat ëndrrash do të përballet me Augsburgun në shtëpi në finalen e Bundesligës të së shtunës, ku do të marrin edhe trofeun e tyre të parë në ligë.
Marrja e titullit në Leverkusen do të jetë shumë e veçantë”, tha Alonso. “Lojtarët kanë qenë të fokusuar gjatë gjithë sezonit, kështu që për ta do të jetë shumë e veçantë. Jam krenar për ta”.