Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, të dielën, më 12 maj, gjatë betimit nuk e përmendi emrin Maqedoni e Veriut, por vetëm Maqedoni.
Kjo gjë solli një sërë kritikash dhe reagimesh. I ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet’ gazetari nga Tetova Seladin Xhezairi ka folur për ngjarjen.
“Dita e mirë niset që në mëngjes, në rastin e Maqedonisë së Veriut kur bëhet fjalë për inagurimin e presidentes nisi mbrapsht. Ka qenë anëtarja greke e cila e braktisi menjëherë pas betimit parlamentin.
Ka pas dhe ankesa zyrtare duke manifestuar kritika për shefen e re.
Kanë pasur reagime nga Athina, Bullgaria dhe BE dhe duket se qeveria që pritet të zgjidhet do ta ketë të vështirë punën.” u shpreh Xhezairi.