Komisioni Hetimor për sistemin TIMS i drejtuar nga deputeti Ervin Salianji është përfshirë sërish nga debati mbledhjen e sotme. Shkak ka qenë pyetja e dëshmitarëve. Salianji tha se socialistët po tentojnë që të bllokojnë punën e komisionit.
“Tallava nuk e kthejmë dot këtu, dhe as për të tallur ndonjë gjë këtu, nuk e tallim…Ne kemi planin e hetimit që kemi miratuar me dakordësi, tani ju thoni planin e miratuar ta miratojmë prapë.
Doni ta mbani prapë zvarrë. Ne nuk kemi punë me prokurorinë, por të thërrasim dëshmitarët se cfarë ka shkuar keq që të përmirësojmë aspekte ligjore të çështjes.
Ju doni të bllokoni planin. Sipas të dhënave të TIMS-it çuat 3 mijë njerëz në Athinë, 50 autobusë vetëm nga jugu” tha ai.
Nga Balla tek Rrumbullaku, Salianji: Këta janë dëshmitarët që dua këtu për ‘TIMS’-in