-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vizita në Athinë, Ervin Salianji: Rama bëri show

Kryesoret

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë. Nga takimi me demokratët në Durrës, Salianji tha se Rama mori me vete në Greqi të gjithë kryebashkiakët, drejtuesit e administratës dhe banditët, që sipas tij janë përgjegjësit kryesore për largimin e shqiptarëve.

Salianji solli shembullin e drejtorit të Teatrit në Fieri, i cili ka deklaruar se “i kishin çuar të gjithë në Greqi për bukën e gojës”.

Është kriminale -tha Salianji- që të përdoresh me paratë e qytetarëve shqiptarë dhe administratën për të bërë shou dhe për të mos i thënë asgjë emigrantëve.

“Për cfarë shkuan të gjithë kryetarët e bashkive në Athinë, për çfarë shkuan në Athinë të gjithë drejtuesit e administratës publike, për çfarë shkuan banditët që i shërbejnë Ramës si këtu dhe atje?! Për ti treguar qytetarëve që janë larguar nga kjo qeverisje. Fytyrat e tyre janë ata që kanë përzënë familjarët tuaj, nipërit dhe mbesat, prindërit apo fëmijët.

Janë ata njerëz që me kontributin në korrupsion apo vjedhje, në prishjen e konkurrencës, në padrejtësitë që bëjnë kanë bërë të mundur që 700 mijë shqiptarë të largohen nga Shqipëria. E patë si Rama u detyrua që të merrte kryebashkiakët nga Shqipëria, drejtorët nga Shqipëria, administratën nga Shqipëria që në mënyrë emblematike u përmblodh nga drejtori i teatrit të Fierit. E patë si tha në Athinë, që na kanë sjellë këtu, është zbrazur gjithë Fieri për të ardhur në Athinë dhe këtu vijmë për bukën e gojës. Është kriminale që të përdoresh me paratë e qytetarëve shqiptarë administratën e cila duhet të jetë në shërbim të qytetarëve shqiptarë për të bërë shou dhe për të mos i thënë asgjë” tha Salianji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit