Një vrasje e rëndë ka ndodhur në 13 maj ku është qëlluar për vdekje efektivi i policisë Novruz Cenalia.
Bëhet me dije se ai kishte qenë sot turn i dytë dhe ka qenë duke shkuar në punë.
Një konflikt ka ndodhur mes policit dhe Azgan Mërnicës, ata kanë debatuar për makinën dhe shkak dyshohet një konflikt i çastit për të kaluar në rrugë, pasi rrugët në fshat janë të ngushta.
Sipas burimeve polici është qëlluar me një plumb në kokë. Autori ka lënë makinën tek shtëpia e dajës së tij dhe është larguar nëpër ara, ndërsa policia po bën kontrolle edhe me dron.