Drejtori i Pëgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka mbërritur në fshatin Baltëz të Fierit aty ku ndodhja ngjarja e rëndë e vrasjes së policit Novruz Cenalia.
Ky i fundit ishte prej 4 vitesh pjesë e uniformave blu dhe shërbente në “Forcën Shqiponja”.
Mësohet se vetë rrumbullaku ka marrë drejtimin e Forcave speciale RENEA, të cilat kanë dalë me urgjencë nga reparti i Tiranës dhe janë nisur drejt Fierit.
Muhamet Rrumbullaku është në mbështetje të drejtuesve të lartë të Policisë në Fier dhe po ndihmon specialët e RENEAS të vijojnë veprimet operacionale në zonë me qëllim lokalizimin dhe prangosjen e Azgan Mernicës, i cili vazhdon të jetë i fshehur.