Tronditëse në Lezhë/ Djali vret nënën në mes të bulevardit
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pak më parë në qytetin e Lezhës
Mësohet se një djali ka vrarë me thikë nënën e tij në Bulevardin ‘Gjergj Fishta’
Viktima është identifikuar si 88-vjeçarja Gjylije Dani, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është 62-vjeçarit Arsen Dani.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në lagjen “Besëlidhja” dhe dyshohet se ishte me probleme të shëndetit mendor.
Shërbimet e Policisë kanë arrestuar autorin dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja.
“Rreth orës 14:30, shtetasi A. D., 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gj. D., 88 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D. dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit” njofton policia.