Në kërkim është shpallur Azgan Mërnica i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e efektivit të policisë Novruz Cenalia.
Policia është vendosur në ndjekjen e tij dhe i ka bërë thirrje që të vetëdorëzohet në të kundërt masat ndaj tij do të jenë të ashpra.
Azgan Mërcnia është vëllai i Kiri Mërnicës i cili ndodhet në burg për tentativë vrasjeje.
Ai u arrestua n[ 17 prill 2021 pas një konflikti ku ishin të përfshirë dhe 3 persona të tjerë dhe mbeti i plagosur Pashk Palnikaj.
Kiri Mërnica në kohën kur ndodhi plagosja ndodhej në ‘arrest shtëpie’.
Mërnica akuzohet si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në vitin 2019, ku u vra me armë zjarri 23 vjeçari Florian Selimi, me origjinë nga Tropoja dhe banues po në fshatin Sulaj. Ai u akuzua si një nga autorët e kësaj ngjarje, akuza që i mohoi.