Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në mesditë ka ndodhur një aksident në rrugën Pejë-Prishtinë, ndërkaq drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë.
“Sot, në mesditë është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Sllatinë. Në këtë rast është përfshirë një automjet, në të cilin drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët kompetent”, tha Kelani.
Zëdhënësi i Policisë tutje tha se në lidhje me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore, ekipi mjekësor dhe prokurori kompetent, përderisa trupi i pajetë është dërguar në IML.