Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi në protestën para Bashkisë së Tiranës ka sqaruar lidhjen me autorin e vrasjes së policit në Fier pas qarkullimit të disa fotove ku shihet sëbashku me Azgan Merlicën, 23-vjeçarin që ekzekutoi ditën e djeshme efektivin, Novruz Cenalia.
“Unë shpreh ngushëllime të sinqerta për policin e vrarë. Por po ashtu konfirmoj se si deputet i Fierit kam shumë njohje, foto dhe takime dhe me qytetarë demokrat dhe jo vetëm, një ndër ata edhe vrasësi i atij polici.
Po ju media që e keni nxjerrur, po ju përgjigjem live, e njoh Azgan Merlicën. Në 2021 kur ka bërë atë foto me mua nuk ka qenë një kriminel, por një qyetar i ndershëm.
E dënoj veprimin e tij, shpreh keqardhje” tha ai.