-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia gjen arsenalin e armëve në Veri të Kosovës

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, gjatë një konference për media kanë folur për armët dhe municionin e gjetur nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni në veri të vendit.

Hoxha, duke shpalosur hollësitë e aksionit, informoi se nga bashkëpunimi i ngushtë me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës dhe informacionet e pranuara, policia kreu një bastisje në rrethinën e Zveçanit.

“Operacioni u zhvillua pranë Urës së Hekurt dhe rezultoi me zbulimin e armatimit të rëndë dhe pajisjeve ushtarake të fshehura, të cilat dyshohet se kishin për qëllim të sulmonin institucionet e sigurisë të Kosovës dhe të trazonin qetësinë në rajon”, deklaroi Hoxha.

Sasia e konfiskuar nga policia është e madhe dhe përfshin 1 mijë e 588 municione, 10 armë të gjata, 6AK 47, mitralozë, 62 shok-bomba, eksplozivë të ndryshëm, dylbi, radiolidhje, pajisje shurdhuese, karikatorë, maska, jelekë antiplumb, unifroma të ushtrisë serbe dhe uniforma të Policisë së Kosovës, si dhe pajisje për dron.

Hoxha shtoi se hetimet do të vazhdojnë për të zbardhur të gjithë rrethanat dhe përgjegjësitë individuale në lidhje me këtë rast.

Ndërkohë, ministri Sveçla shprehu vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për të ballafaquar çdo përpjekje për cenimin e rendit kushtetues.

Ai tha se mbetjet kriminale të Milan Radojçiqit po ç’rrënjosen nga veriu.

“Në çdo ditë të punës sonë po zbulojmë përmasat e krimit dhe kapacitetet e armatimit që kanë pasur grupet kriminale në veri, të cilat kanë sulmuar apo kanë planifikuar të sulmojnë zyrtarët tanë dhe institucionet tona”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit