Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim ditën e sotme nga Shtëpia e Biznesit tek Piramida ku deklaroi se shteti shqiptar do të bëjë më shumë për luftën ndaj korrupsionit.
Rama u shpreh se nuk do të ketë më gjoba të befasishme dhe se do të kryhet reforma e Inspektoratëve.
“Një bashkim i një sërë funksionesh që janë të ndara, në një grup inspektoriatesh, një shkëputje nga ministritë për të dalë si një forcë e re dhe autonome në veprimtarinë e vet nën ombrellën e kryeinspektorit të përgjithshëm të shtetit. Të krijojmë bazën për një fazë të re duke ndryshuar qasjen por edhe përmbajtjen e kornizës së shtetit në figurën e inspektorit, në një status të ri. Nuk do të jetë një trup që edhe do vendos gjoba dhe të marrë në shqyrtim ankesa” tha kryeministri.
Gjithashtu Rama deklaroi se gjoba nuk do të ketë në vizitën e parë nga inspektorët.
“Përtej kësaj, do të vendosim një parim të ri, jo gjobë në vizitën e parë. Nuk është biznesi për ti shërbyer shtetit, është shteti për ti shërbyer biznesit. Do të jetë shteti që do të hedh gjithmonë hapin e parë, për të shkuar më larg në procesin e shtet bërjes dhe më pranë krijimit të një shteti anëtar të BE, vizita e parë nuk ka gjobë, këshillim”, nënvizoi kryeministri.