-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rimblidhet Grupi i Dialogut për ‘Zgjedhoren’, diskutohet vota e diasporës

Kryesoret

Pas disa javësh pauzë, Grupi i Dialogut për Reformën Zgjedhore mblidhet këtë të martë. Gjashtëshja e opozitës dhe maxhorancës do të diskutojnë punën e bërë nga ekspertët larg syrit mediatik për ndryshimet në kodin zgjedhor.

Sipas afateve të kalendarit të miratuar me konsensus, deri në datën 15 maj, opozita dhe maxhoranca duhet të kishin diskutuar përgatitjen e listës zgjedhore, regjistrimin e subjekteve zgjedhore, zonat zgjedhore dhe numrin e mandateve, herësin dhe votën e diasporës, rishikimin e strukturës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe de- politizimin ose jo të komisioneve zgjedhore.

Palët i kanë lënë afat vetes që deri më 1 korrik të kenë gati dokumentin e dakordësuar në formën e projekt-ligjit për ta dërguar në Kuvend për votim, por teksa afatet janë shkelur, ende dakordësi nuk ka për çështjet më të nxehta si rikthimi I koalicioneve, listat e hapura apo sistemi zgjedhor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit