Një vrasje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Stajkovcë të Shkupit.
Mediat raportojnë se një person ka vrarë vëllanë e tij dhe kunatën dhe më pas ka qëlluar veten me thikë.
Ai aktualisht ndodhet në spitalin “Sveti Naum Ohridski”, konfirmojnë jozyrtarisht nga SPB Shkupi. Nuk ka ende informacione për arsyet që mund të kenë çuar autorin drejt këtij krimi të rëndë.