Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është paraqitur sot në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS por është kërkuara që seanca të jetë me dyer të mbyllura.
Sipas Rrumbullakut, arsyeja është se dëshmia e tij përmban të dhëna sensitive.
Rrumbullaku: Kërkesa ime të hidhet në votim, unë jam gati të përgjigjem për të gjitha. Në sistemin TIMS, kemi të bëjmë me ndërhyrje të paautorizuara dhe mos respektim të procedurave. Në këtë aspekt kam kryer të gjitha kompentencat e mia ligjore.
Salianji: Për këtë kërkesë duhet votim i ndërmjetëm dhe nuk mundemi. Por propozoj të vazhdojmë vetem me pyetjet që nuk kanë lidhje me informacionet e klasifikuara.