-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji jep arsyen, ja pse u shty seanca për Ballën

Kryesoret

Kryetari i Komisionit Hetimor Ervin Salianji në një prononcim për mediat është shprehur se seanca dëgjimore me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla të shtyhet për një moment tjetër.
Puna me dëshmitarët e tjerë ndërkohë do të vazhdojë.
Seanca me ministrin Balla u shty pasi disa deputetë duhet të pajisen me certifikatë siguri, për shkak se kishte informacion të klasifikuar.

Salianji: Duhet të vini të paraqiteni aty, ndryshe do shkosh për ndjekje penale. Ishit që të gjithë me media të hapur sesi PS kërkoi që mbledhja të zhvillohej me deputetë që nuk kanë certifikatë sigurie, por mbledhja të jetë e mbyllur. Po këta deputetë thonë që ta shtyjmë mbledhjen se nuk kemi certifikatë sigurie. Ne kemi vendim të ndërmjetëm. Unë nuk e shkel ligjin që PS të mbulojë ndonjë gjë që ka për të mbuluar. Është vendimmarrje e PS, tani u bojkotua nga PS nga frika e përballjes. Dëshmitarët e tjerë po presin në radhë. Ka një vendim të prokurorisë që ka sjellë Ervin Mucën. Duan ta fusin në kalendar për të mos u përgjigjur. Mbledhja është e hapur dhe vazhdimi i mbledhjes bëhet sipas ligjit. Kush nuk e respekton në do depozitojmë në SPAK për personat që braktisin detyrën.

Meqe ministri i Brendshëm ka kërkesë të caktuar dhe thotë që ka informacion të klasifikuar kemi propozuar që ta shtyjmë mbledhjen me ministrin derisa të pajisjen me certifikatë sigurie dhe ta zhvillojmë mbledhjen me dëshmitarët e tjerë. Ata nuk pranojnë, sepse i ka ardhur Muço aty dhe kanë frikë të përballen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit