15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Ti je vrasës’/ Debate në gjykatë, Mediu: Ekspertim të ri për ‘Gërdecin’

Kryesoret

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të urdhërojë kryerjen e një akt-ekspertimi i paraqitur si provë nga SPAK ka probleme.

Mësohet se kjo nuk i është bërë me dije Mediut gjatë hetimit paraprak dhe ekspertët janë zgjedhur në mënyrë të njëanshme dhe ne kushte papërshtatshmërie.

4 nga 5 ekspertët kanë qenë pa licencimet përkatëse dhe nëpunës shtetëror.

Ndërkohë raportohet se seanca e sotme në gjykatë midis Mediut dhe familjarëve të viktimave është shoqëruar me debate të ashpra.

Ndërsa Mediu i kërkoi gjykatës që procesi të bëhet me kamera dhe nga ana tjetër familjarët e viktimave iu drejtuan ish-ministrit me fjalët “ti je vrasës dhe fajin e kanë prokurorët që nuk e arrestojnë”.

Mesditën e 15 marsit të vitit 2008, shpërtheu punishtja demontimit të municioneve në Gërdec dhe për pasojë 26 persona humbën jetën, mbi 200 të tjerë mbetën të plagosur dhe po ashtu pati dëme të shumta materiale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit