Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi ka dalë nga ambientet e SPAK pasi qëndroi aty për rreth 4 orë.
Pasi doli nga zyrat e SPAK, Roshi u pyet nga gazetarët nëse po hetohet për korrupsion.
“Për shkak të hetimit nuk mund të flas”, tha Roshi. Gjithashtu Roshi u pyet nëse po akuzohet për shpërdorim detyre.