Disa akuza të forta janë bërë nga deputetja Ermonela Felaj lidhur me policinë e shtetit.
Nisur nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan dhe e policit në Fier, Felaj nënvizoi se sipas saj kjo tregon se në zgjedhjet e 2021 janë mobilizuar e rekrutuar elementë kontigjentë kriminal nga opozita. Por kjo çështje, sipas deputetes ka ngelur pa u hetuar “sepse me të është marrë prokuroria jo kompetente”.
“Mua më kanë zhgënjyer kolegë deputetë të opozitës të cilët në rastin e ngjarjes së rëndë në Fier. Ka të dhëna nga media, që janë konfirmuar edhe përmes qëndrimeve që kanë mbajtur kolegë deputetë që këta njerëz janë përdorur nga politike në zgjedhjet e 2021. U krijuan të ashtuquajtura struktura të votës për të cilat disa kolegë të opozitës thanë se kemi marrë njerëz profesionistë për të mbrojtur votën. Ngjarja në Elbasan, ngjarja në Fier… Është dhe dikush tjetër që është duke vuajtur dënimin me burg për mbrojtjen e votës në qarkun e Fierit.
Kjo tregon se në zgjedhjet e 2021 janë mobilizuar e rekrutuar elementë kontigjentë kriminal. Kjo çështje ka ngelur pa u hetuar sepse me të është marrë prokuroria jo kompetente. Ftoj policinë kriminale, thirrja ime është publike, s’ka nevojë të bëj kallëzim, që t’i rikthehen historisë së krijimit të këtyre strukturave, t’u rikthehen atyre deputetëve që kanë preferuar që të kenë pas vetes kontigjentë kriminalë për të mbledhur votën. Ti rikthehen analizimit të profileve në rrjete sociale të këtyre personave sepse janë grupe mirëfilli kriminale, struktura kriminale. Falenderoj median dhe e nxis të gërmojë më shumë të dhëna”, tha Felaj.
Në këtë kuadër, Felaj e cilësoi si shumë të rëndësishme marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale – INTERPOL.
“Siç e tha dhe Naço e Balla, marrëveshja është shumë e rëndësishme. Është hera e parë që mbahet një konferencë e kësaj natyre e INTERPOL në Tiranë. Besoj që të gjithëve duhet tu thotë që policia nuk është thjeshtë organi më i besuar nga qytetarët por është e besuar dhe nga policitë partnere.