-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi ratifikon marrëveshjen me Italinë për pensionet, ja sa shqiptarë përfitojnë

Kryesoret

Marrëveshja për pensionet me Italinë nga e cila përfitojnë 500 mijë shqiptar u ratifikua.

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe sqaroi disa nga detajet e paktit me shtetin fqinj dhe përfitimet që rrjedhin prej saj. Ky projektligj ka marrë 92 vota pro dhe asnjë kundër.

“Marrëveshja garanton që asnjë qytetar të mos humbasë asnjë ditë kontribute pavarësisht prej vendit ku ka punuar duke mundësuar krijimin e kushteve ligjore për përfitimin e pensionit në të dy vendet”, u shpreh Gonxhe.

Por kritikat nga ana e opozitës nuk munguan edhe pse ranë dakord.

“Kjo marrëveshje bashkon palët politike se bëhet fjalë për ata që nuk jetojnë këtu“, tha Tabaku.

Ata që kanë 10 vite punë në Shqipëri, e më pas emigruan dhe bënë edhe 10 vite punë në Itali, do përfitojnë pension. Do marrin dy pensione, i pari nga Italia për aq vite punë që kanë atje dhe i dyti nga Shqipëria për vitet e punës që kanë bërë këtu. Pra secili shtet do paguajë sipas viteve të punës respektive.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit