-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla takim me homologun spanjoll, firmoset memorandumi kundër trafikut të drogës

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është pritur sot nga homologu i tij spanjoll Fernando Grande-Marlaska.

Balla nënshkroi një memorandum për thellimin e bashkëpunimit operacional në luftën kundër trafikut të narkotikëve dhe krijimin e një grupi të përbashkët hetimor të specializuar kundër trafikut të drogës.

“Kemi çuar në një nivel tjetër bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme të Mbretërisë së Spanjës dhe përmes saj me Policinë Kombëtare Spanjolle, për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike, trafikut të paligjshëm të migracionit dhe po ashtu për të krijuar grupe të përbashkëta pune mes të dy policive tona sa i përket identifikimit të personave të përfshirë në aktivitete kriminale në të dy vendet tona qofshin këta shqiptarë që jetojnë në apo janë të përfshirë në aktivitete kriminale që ndodhin në Spanjë.

Po ashtu edhe për qytetarët spanjollë, të cilët mund të kryejnë aktivitete kriminale në Shqipëri dhe po ashtu dhe në një nivel më të gjerë duke përfituar edhe nga fakti se Spanja ka një lidhje të fort me me vendet e Amerikës Latine për të përdorur komunikimin që ka pala spanjolle me këto vende në funksion të identifikimit të qytetarëve shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale në këto vende dhe që lidhen kryesisht dhe me korridoret ndërkombëtare të trafikimit të lëndëve narkotike.

Sikurse e ndoqët ka qenë një takim i gjatë edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Kombëtare duke hyrë në detaje konkrete, madje edhe në emra konkret në mënyrë që ne të kemi mundësinë që të intensifikojmë luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.” tha Balla gjatë fjalimi të tij.

43 koka krimi në kërkim/ Balla: Koha për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit