Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho ishte pjesë e “Royal Opera House” në Londër ku dhe u takua me mbretin Charles.
Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga mbrëmja ku ka përgëzuar Ermonelën.
“Krenar për Shqipet. Ermonela Jaho në krah të Mbretit Charles, pasi mahniti publikun e Londrës në shfaqjen për nder të Sir Antonio-s, i cili largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor i Shtëpisë së Operës Mbretërore”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.