Sara Gjordeni dhe Bardhi, një nga çiftet më të përfolur në edicionin e këtij Big Brother-i së shpejti do të bëhen prindër dhe kanë lajmëruar fansat se do të zhvendosen në një apartament të ri.
Ata kanë hapur një kanal në Tik Tok ku do të ndajnë vazhdimisht momente nga përditshmëria, duke nisur nga apartamenti i ri e deri te kontrollet e bebit.
Duke parë interesin e lartë nga ana juaj për të vazhduar të na shihni në përditshmërinë tonë, kemi vendosur që momentet tona të përditshme t’i ndajmë me ju nga sot e tutje në TIK TOK.
Backstage, kontrollet e bebit, arredimi i apartamentit të ri, gardëroba ime, momentet funny, udhëtimet, gjithçka…