SPAK ka firmosur një urdhër arresti sot edhe për Altin Morinën, ish-efektivin e RENEAS i cili u arrestua në mars të 2023 pasi në makinën e tij u gjet me 113 mijë euro.
Ai u kap në zonën e Kodrës së Diellit teksa lëvizte me makinë luksoze.
Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plastmasi.
Një muaj më vonë ai u lirua pasi deklaroi se paratë i kishte marrë hua nga një biznesmen për një problem personal.
Altin Morina, dyshohet se ka lidhje me grupin e Ervis Martinajt. Pak ditë para se të arrestohej ai u pa në praninë e një të afërmi të Martinajt ku e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm.