Një 27-vjeçar u arrestua në Skrapar për kultivim kanabis në pyllin e fshatit Rehovë, ku u gjetën dhe u sekuestruan 287 fidanë në kubikë dhe në tokë. Asgjësohen nëpërmjet djegies, fidanët narkotikë.
Gjatë operacionit në këtë fshat, rezultoi se 27-vjeçari kishte përgatitur disa vende në zonën e pyllëzuar, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike, si dhe se kishte kultivuar në kubikë dhe në tokë, 287 fidanë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat.