-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bomba për hakmarrje në Tiranë, SPAK: Shefi i policisë spiunoi te banda

Kryesoret

SPAK zbardh shpërthimin në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë në vitin 2020. Sipas Prokurorisë së Posaçme, shpërthimi u krye nga nipi i Kastriot Reçit, Edison Reçi, i cili nga hetimet rezulton se informohej për objektivin nga një zyrat i policisë me detyrë  Shef i Seksionit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë e Lezhës.

“Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga Edison Reçi, nipi i Kastriot Reçit qe u vra ne janar te 2020 me snajper ne Rreshen. Reçi me qëllim hakmarrjen  ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit  ku në datën 15.09.2020, ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit me eksploziv të automjetit me të cilin udhëtonte  në zonën e Vasil Shantos ne Tirane.

Shefi i Seksionit të Trafiqeve  dhe Narkotikëve në Drejtorinë e Lezhës,  ndihmonte Edison Reçin, duke i dhënë informacion në lidhje me automjetet dhe hyrje-daljet e Preng Gjinit.

“Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga shtetasi E.R. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e shtetasit P.Gj., ku në datën 15.09.2020, ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit me eksploziv të automjetit me të cilin udhëtonte. E.R., ka rekrutuar si pjesë të grupit shtetasit E.D., B.Xh. etj., të cilëve ju kishte premtuar një shumë të konsiderueshme parash me qëllim vrasjen e shtetasit P.Gj.

Shtetasi K.Sh., me detyrë me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Lezhë, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal ndihmonte shtetasin E.R., duke i dhënë informacion në lidhje me automjetet dhe hyrje-daljet e shtetasit P.Gj.”, thuhet në njoftimin e SPAK.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit