-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘SKY’ zbulon rrahjen e burrit të gjyqtares, e organizoi nga burgu Shullazi, Martinja dhe Ndoka

Kryesoret

Një nga ngjarjet e rënda që kanë ndodhur nga operacioni i SPAK ka qenë dhe rrahja që i është bërë bashkëshortit të gjyqtares së Apelit për krime të rënda, Saida Dollani.
Kjo gjyqtare vijon të ushtrojë detyrën e saj në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ndërsa burri i saj ka ndërruar jetë.

Policia në atë kohë arrestoi një person, por shumë shpejt ai u lirua dhe më pas çështja për akuzën e “Kanosjes ndaj gjyqtarit” dhe rrahjes së burrit të Saida Dollanit u pezullua nga prokuroria e Tiranës, për mungesë autori.

Megjithëse në raportimet e para dhe dyshimet krijonin bindjen e forta se gjithçka ishte bërë nga brenda burgut me qëllim që Saida Dollani, të jepte dorëheqjen nga procesi penal kundër Shullazit, Gilmando Danit, e 4 personave të tjerë që po zhvillohej në gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.
Burri i gjyqtares, Saida Dollani denoncoi se u kërcënua me pistoletë në prill të vitit të kaluar, teksa gruaja ishte pjesë e trupës gjyqësore të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.

“…në një moment dola për të pirë një cigare nga një lokal ku isha me një mikun tim. Në atë moment kaloi gruaja ime me një shoqe dhe vajzën e saj, ndërsa pak minuta më pas erdhi një djalë i ri rreth 20-22 vjeç. Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë, më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë dhe mu drejtua me fjalët ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’. Kërcënimi ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në gjykatën e Apelit për Krime të rënda…”-është shprehur mes të tjerash burri i gjyqtares.

Saida Dollani u largua nga procesi gjyqësor i Shullazit, ndërsa për rastin e kërcënimit nisën hetimet në Prokurorinë e Tiranës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit