Agjencia iraniane e lajmeve IRNA bëri të ditur emrat e tjerë dhe rolet e pasagjerëve në helikopterin që transportonte Ebrahim Raisi.
Raportohet se përveç presidentit, në bord ishin: Mohammad Ali Al Hashem, imam i Tabrizit; Hossein Amirabdollahian, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike; Malik Rahmati, guvernator i Azerbajxhanit Lindor; piloti, një bashkë-pilot, kreu i ekipit të mbrojtjes dhe një nga rojet.
Sipas raportimeve të mediave iraniane, kërkimet janë vështirësuar nga kushtet e pafavorshme të motit.
Ndërkohë rreth ngjarjes ka reaguar edhe SHBA. Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit thotë se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë raportimet mbi ngjarjen, ndërsa shtoi se për aksidentin është vënë në dijeni edhe presidenti Joe Biden.