-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Barazimi dërgon Egnatian në finale ‘kokë më kokë’ me Partizanin

Kryesoret

Finalja e “Final Four” do të jetë Partizani – Egnatia. Skuadra rrogozhinase arriti të kualifikohej në ndeshjen vendimtare të titullit pasi barazoi 0-0 me Vllazninë në “Air Albania”. Barazimi, në këtë rast favorizonte ekipin e drejtuar nga Edlir Tetova, që e mbylli sezonin e rregullt në vend të parë.

Emocione deri në sekondat e fundit, pasi shkodranët e kërkuan me ngulm golin, por që e pamundur për ta që ta dërgonin topin në rrjetë.

Gjithsesi, Egnatia e meritoi kualifikimin në finalen e madhe të “Final Four” për gjithçka ka dha në këtë gjysmëfinale, por edhe gjatë gjithë sezonit.

Gjatë pjesës së parë Egnatia e gjeti golin me Zejnullain, por pas ndërhyrjes së VAR-it u anulua për prekje të topit me dorë në zhvillmin e aksionit.

Në fundin e fraksionit hapës Gruda pati një mundësi të artë për Vllazninë, por devijimi i Dylis i mohoi golin.

Vllaznia e rriti presionin me nisjen e pjesës së dytë, megjithatë rastin e parë të pastër në këtë fraksion e pati Zejnullai, që bëri të fluturonte portieri Qarri.

I pafat Bekim Balaj pasi një krosimi nga e majta, goditja me kokë e sulmuesit shkodran shumë pranë zonës së portierit të Egnatias dhe i pambuluar përfundoi mbi tra.

Momente frike në fundin e ndeshjes për shëndetin e Zejnullait, që bie keq në tokë pas një dyluftimi ajror. Fatmirësist, nuk ishte e nevojshme që të dërgohej në spital me ambulancë.

Minuta ankthi në fund në zonën e Egnatias, por Vllaznia e pati të pamundur të gjente golin që do t’i jepte finalen./Supersport

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit