-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Keni plane? Ja si parashikohet moti për këtë javë

Kryesoret

Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike si pasojë e aktivitetit të dy anticikloneve (periferia e Anticiklonit të Azoreve dhe Anticiklonit Afrikan). Megjithatë nuk do të mungojë edhe depërtimi i qendrave të presionit të ulët, të cilat do të sjellin një paqëndrueshmëri të lehtë.

Në këtë mënyrë, për pothuasje të gjitha ditët moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare, të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura (duhet thënë me këto të fundit kryesisht në relievet malore në lindje të territorit).

Vranësirat e dendura do të shoqërohen kryesisht me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra në relievet malore në lindje. Por, për ditën e Martë dhe atë të Mërkurë, reshjet e shiut me intensitet të ulët do të përfshijnë edhe zonën e veriut dhe qendrën. Në periudha afatshkurtra këto reshje në këto zona do të jenë edhe në formën e shtrëngatave.

Temperaturat, si në vlerat e mëngjesit, ashtu dhe ato të mesditës parashikohen të jenë në vlera “normale” të mesatarve klimatike mujore për vendin tonë, përjashtuar këtu ditën e Hënë dhe atë të Martë ku për shkak dhe të erës jugore pritet të kapin vlera deri në 33 gradë celcius në zonat e ulëta.

Vlen për t’u theksuar fakti se për shkak të lagështirës së lartë në ajër do të përjetohet efekti zagushi, ku temperaturat do të përjetohen disa gradë më të larta për trupin e njeriut se ato të regjistruara në kafazin meteorologjik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit